Dhjetor 03, 2021 10:49 Europe/Tirane
  • Kundërshtoi Riadin, ministri libanez jep dorëheqje

Xhorxh Kardahi, ministri për informim i qeverisë së Libanit ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti që e drejton.

Kanali televiziv Al-Jazira të premten njoftoi Xhorxh Kardahi, ministri për informim i qeverisë së Libanit, ka deklaruar: “Kam marrë vendim që të jap dorëheqje nga posti që e drejtoj, për arsye se ndoshta ky vendim do të ndihmojë zgjidhjen e krizës diplomatike mes Libanit dhe Arabisë Saudite”.

Kanali televiziv Al-Mejadin gjithashtu ka njoftuar se ministri për informim i qeverisë së Libanit e ka informuar Mishel Aun, presidentin e Libanit, për vendimin e tij për deklarimin e dorëheqjes nga posti që e drejton.

Ditë më parë, burime të afërta me Naxhib Mikati, kryeministrin e Libanit, kanë njoftuar se francezët i kanë dërguar mesazh atij se Xhorxh Kardahi duhet të japë dorëheqje në mënyrë që Emmanuel Macron gjatë vizitë së tij në Riad, të ketë çfarë të bisedojë në lidhje me çështjen e Libanit me autoritetet saudite.

Xhorxh Kardahi, ministri për informim i Libanit, gjatë një interviste televizive në muajin gusht, kishte theksuar se lëvizja Ansarullah e Jemenit po vetëmbrohet përball sulmeve dhe agresionit ushtarake të Arabisë Saudite dhe EBA dhe shtetet agresore duhet të heqin dorë nga agresioni kundër Jemenit./ParsToday