Dhjetor 05, 2021 07:39 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ushtrisë: Aktivizimi i sistemit të mbrojtjes Natanz ishte një provë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: Aktivizimi dhe gjuajtja e sistemit mbrojtës Natanz ishte një provë.

Sipas Iran Press Neës Agency, major "Shahin Taghikhani", zëdhënësi i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha: "Raketa u hodh në qiellin e Natanzit me qëllim të testimit të sistemeve raketore". Sipas këtij zëdhënësi të ushtrisë: Ky test është kryer për vlerësimin e sistemeve të dislokuara në zonë dhe ushtrime të tilla kryhen në një mjedis krejtësisht të sigurt dhe me koordinim të plotë të rrjetit të integruar të mbrojtjes dhe nuk ka arsye për t'u shqetësuar. Zëdhënësi i ushtrisë shtoi: Qiejt e Iranit Islamik janë në siguri të plotë me vigjilencën e forcave të mbrojtjes ajrore të IRGC-së dhe ushtrisë dhe çdo kërcënim nga armiqtë do të shoqërohet me një përgjigje vendimtare dhe të prerë nga forcat e armatosura të Iranit Islamik. Guvernatori i Natanzit tha gjithashtu se shpërthimi është dëgjuar në Natanz në orën 20:15 të mbrëmjes së djeshme por nuk ka pasur të lënduar apo viktima./ParsToday