Dhjetor 05, 2021 11:45 Europe/Tirane
  • Faza përfundimtare e përgatitjes së katër sateliteve iraniane

Irani po zhvillon përgatitjen dhe testet përfundimtare për dërgimin e katër satelitëve në hapësirë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Irani ka katër satelite në fazat e testimit dhe përgatitjes përfundimtare për dërgim në hapësirë dhe së shpejti satelitët me emra Zafar 2, Nahid 1 dhe 2 si dhe sateliti Pars 1 do t'i dorëzohen organizatës hapësinore të Iranit për dërgim në orbitë.

Blloku i transferimit të orbitës "Saman" dhe motori hapësinor "Arash" gjithashtu po i kalojnë testimet finale. Sateliti Zafar 2 është një version më i sofistikuar i satelitit Zafar 1 dhe prodhimi i këtij sateliti ka filluar rreth tetë vite më parë në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë. Rezultat i përpjekjeve dhe punës disa vjeçare të shkencëtarëve iranianë të fushës hapësinore në fund ka rezultuar me prodhimin e satelitëve Zafar 1 dhe 2. 95% e satelitit Zafar është prodhim vendor dhe nga gjithsej 86 pjesë të përdorura në prodhimin e këtij sateliti, vetëm katër pjesë të tij janë siguruar nga jashtë vendit.

Sateliti Nahid 1 si faza e parë e programit strategjik për prodhimin e sateliteve të telekomunikimit dhe misioni i këtij sateliti përkufizohet në këtë drejtim. Sateliti i telekomunikimit Nahid 2 me peshë rreth 120 kg dhe jetëgjatësi mbi 2 vite në orbitën e lartë 500 kilometra larg tokës dhe ky satelit ka sistem motori me kapacitet të zhvendosjes së lidhjeve dhe siguron testimin e telekomunikimit mbi valët Microwave. Sateliti Pars 1 si një satelit për fotografim dhe marrjen e filmave, konsiderohet hap i parë në projektimin dhe ndërtimin e sateliteve për matjen. Ky satelit është ndërtuar me qëllim të sigurimit të fotografimeve dhe filmimeve, zgjerimin e tregut të të dhënave për vlerësim të brendshëm, zhvillim dhe testim të teknologjive bazë të sateliteve. Blloku për transferimin e orbitës është një teknologji e cila shton lartësinë e orbitës së sateliteve nga 400 e 500 kilometra deri në 7 mijë kilometra. Realizimi i këtij misioni ka nevojë për motorë me fuqi të lartë që kryesisht prodhon energji dhe trup shumë të lehtë./ParsToday