Rezistenca palestineze ka opsione për ta thyer murin ndarës të regjimit sionist
Grupet e rezistencës së Palestinës kanë theksuar se shpallja e fundit të ndërtimit të murit ndarës në kufijtë veriore dhe lindor të Rripit të Gazës nga ana e regjimit sionist, do të dështojë në realizimin e qëllimeve të sigurisë së sionistëve.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Davud Shahab, shefi i zyrës për informim i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, ditën e enjte deklaroi: “Ky mor i betonit, nuk do të pengojë lëshimin e raketave dhe dërgimin e dronëve të rezistencës. Rezistenca për ta thyer këtë mur dhe për t’i neutralizuar të gjitha përpjekjet e regjimit pushtues sionist për izolimin e Rripit të Gazës dhe për ta shndërruar atë në një burg të madh, ka në dispozicion edhe mjete të tjera”.
Ndërkohë Hazem Kasem, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka deklaruar: “Ne, duhet ta shikojmë këtë mur racist si një shenjë të tërheqjes dhe dobësisë së regjimit sionist dhe transferimit të këtij regjimi nga faza sulmuese në fazën mbrojtëse. Grupet e Rezistencës që nga fillimi i fazave të ndërtimit të këtij muri racist, ka ndjekur me vëmendje fazat e ndërtimit të tij dhe me padyshim se janë paramenduar metodat dhe masat e duhura për të tejkaluar këtë mur dhe armiku do të befasohet nga fuqia e Rezistencës për t’i kaluar këto lloj pengesash”./ParsToday