Avionët sauditë gabimisht goditën pozicionet e forcave të tyre në Jemen
Një avionë luftarak i Arabisë Saudite në mënyrë të gabuar ka goditur pozicionet e forcave militante të qeverisë në dorëheqje të Jemenit në provincën Marib.
Burimet informative jemenase kanë njoftuar se një avionë luftarak i Arabisë Saudite në mënyrë të gabuar ka goditur një bazë të forcave militante të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi që mbështet nga regjimi Al Saud në rajonin Vadi Ubejde në provincën Marib. Si pasojë e këtij sulmi ajror, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forcave mercenare saudite.
Vlen të theksohet se rajoni Vadi Ubejde në jug të provincës Marib gjatë 24 orëve të kaluara ka qenë arenë e luftimeve të ashpra mes forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit me terroristët e Al Kaidas dhe pas luftimeve të ashpra, sot forcat e qeverisë së Sanaas kanë arritur të marrin nën kontroll bazën ushtarake "Keri" që konsiderohet baza më e rëndësishme dhe më e madhe të forcave terroriste të Al Kaidas në këtë rajon./ParsToday