Regjimi izraelit armiku numër një i botës myslimane
Ministria e Jashtme iraniane denoncoi ashpër pritjen e kryeministrit të regjimit izraelit, Naftali Bennett nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Regjimi izraelit është "armiku numër një i botës muslimane dhe vendeve arabe", tha të hënën mbrëma zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Khatibzadeh. "Asnjë veprim drejt normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist nuk mund të shkaktojë zhdukjen e kauzës së lartë palestineze," theksoi ai. Khatibzadeh paralajmëroi kundër çdo mase që mund të përforcojë praninë "shkatërrimtare dhe kërcënuese" të regjimit sionist në rajonin e Azisë Perëndimore. Popujt e rajonit nuk do t'i harrojnë kurrë veprimet "pushtuese dhe mizore" të regjimit izraelit që janë "shkaku kryesor" i problemeve të rajonit, tha ai. Khatibzadeh tha se Abu Dhabi kishte pritur kryeministrin e "regjimit të paligjshëm sionist" pavarësisht historisë 70-vjeçare të regjimit të Tel Avivit, i cili "ka vepruar si burim jostabiliteti, tensioni dhe luftënxitës në vendet arabe dhe myslimane". Grupe të ndryshme palestineze gjithashtu kanë reaguar fuqishëm ndaj kësaj vizite, me lëvizjen e rezistencës Xhihadi Islamik me bazë në Rripin e Gazës, që e konsideroi çdo akt normalizimi me regjimin e Tel Avivit si "tradhti ndaj Palestinës"./ParsToday