Dhjetor 17, 2021 10:43 Europe/Tirane
  • Hamas: Manovra “Mburoja e Kodsit” zhvillohet për t’u përballur me regjimin sionist

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka thënë se manovra ushtarake “Mburoja e Kodsit” zhvillohet me qëllim të ngritjes së gatishmërisë së forcave të rezistencës dhe gjithashtu për të treguar aftësitë e forcave të rezistencës së Palestinës përballur regjimit sionist.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Abdulatif Al-Kanu’a, zëdhënësi i Hamas, njëkohësisht me manifestimin e 34 vjetorit të themelimit të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, ka thënë: “Manovra “Mburoja e Kodsit” dërgon një mesazh të qartë për regjimin sionist dhe ai është ky që në rast të sulmit kundër Rripit të Gazës, sionistët do të marrin një mësim të cilin nuk do ta harrojnë kurrë. Forcat e rezistencës kanë rikuperuar dëmet e shkaktuara si pasojë e luftimeve të fundit me regjimin sionist në betejën “Shpata e Kodsit” dhe tanimë në mes të të gjitha grupeve të rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës ekziston një unitet, koordinim dhe bashkim i fortë”./ParsToday