Dhjetor 17, 2021 14:44 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Do t’i vazhdojmë negociatat

Kryenegociatori i Iranit në negociatat e Vjenës është shprehur i kënaqur me progresin e negociatave dhe në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Pas një pauze disa ditore, do t’i vazhdojmë negociatat”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit në negociatat e Vjenës, ditën e premte në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Pas konsultimeve me delegacionet e tjera, jemi takuar me Enrique Mora, zv/shefin e diplomacisë evropiane dhe koordinatorin e komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore, për të vlerësuar situatën aktuale dhe për të diskutuar në lidhje me rrugën që ndodhet përpara. Këtë javë kemi shënuar progres të mirë dhe sot kemi takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore dhe pas një pauze disaditore, do t’i vazhdojmë bisedimet”.

Takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore zhvillohet sot mes negociatorëve të lartë shteteve të Grupit 4+1, BE dhe Iranit. Ky takim zhvillohet në nivel të zv/ministrave dhe drejtorëve politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 dhe Bashkimit Evropian./ParsToday