Viti 2021 më vdekjeprurës për fëmijët palestinezë në 7 vitet e fundit
Faqja izraelite e lajmeve “Siha Makumit” në një raport ka thënë se pas vitit 2014, kur u zhvillua lufta 51 ditore, numri më i madh i fëmijëve palestinezë që ranë dëshmorë ishte në vitin 2021.
Tensionet dhe lufta mes palestinezëve dhe regjimit sionist ka lënë shumë viktima të pafajshme, duke përfshirë edhe fëmijë. Fëmijët palestinezë të privuar nga të drejta si arsimimi, martirizohen, plagosen dhe shpërngulen pa asnjë rol në këto konflikte. Sigurisht, humbja e familjes është një tjetër pasojë e dhunës izraelite ndaj palestinezëve. Khaled Kazmar, drejtor i Shoqatës Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve Palestinë, në një raport të publikuar nga faqja izraelite e lajmeve Siha Makumit tha se 2000 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga viti 2000. Numri më i lartë i fëmijëve palestinezë që janë martirizuar që nga viti 2014, ka qenë në vitin 2021. Raporti shton se 86 fëmijë palestinezë janë vrarë këtë vit në sulmet dhe mizoritë e militantëve sionistë dhe kolonëve në Bregun Perëndimor, Kods dhe Rripin e Gazës. Ka arsye të ndryshme për situatën e rëndë të fëmijëve palestinezë në vitin 2021. Një nga arsyet është edhe kryerja e luftës 12 ditore. Kjo luftë pati shumë pasoja, një ndër të cilat ishte humbja e shumë jetëve. Vetëm në luftën 12-ditore në Gaza majin e kaluar, 66 nga 256 martirët palestinezë ishin fëmijë. Me fjalë të tjera, një në katër dëshmorë ishin fëmijë. 600 fëmijë palestinezë u plagosën gjithashtu në këtë luftë. Prandaj, fëmijët janë viktimat kryesore të luftërave. Një tjetër arsye për këtë situatë ishte rritja e dhunës së regjimit izraelit kundër palestinezëve. Që nga fillimi i këtij viti, 20 fëmijë palestinezë janë vrarë për arsye të tjera përveç luftës 12-ditore. Regjimi sionist, si në të gjitha vitet e mëparshme, ka vazhduar të përdorë dhunë kundër palestinezëve, përfshirë këtu edhe ndaj fëmijëve. Rrethimi i vazhdueshëm i Rripit të Gazës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në gjendjen e vështirë të fëmijëve palestinezë. Banorët e Rripit të Gazës, që numëron më shumë se dy milionë, po përballen me kushte të vështira ekonomike dhe të jetesës për shkak të rrethimit të rajonit nga regjimi sionist në 15 vitet e fundit. Rrethimi ka pasur shumë pasoja njerëzore, duke përfshirë mungesën e ushqimeve dhe ilaçeve dhe kjo është një nga arsyet e martirizimit të fëmijëve palestinezë. Është e rëndësishme të theksohet se viti 2021 ishte viti më vdekjeprurës për fëmijët palestinezë në shtatë vitet e fundit, ku Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshjen abrahamike me regjimin sionist në shtator të vitit të kaluar për të normalizuar marrëdhëniet me këtë regjim, duke pretenduar se marrëveshja ishte për paqe dhe u shërben edhe interesave të palestinezëve. Gjendja e vështirë e fëmijëve palestinezë në vitin 2021 tregon se regjimi izraelit ka përdorur marrëveshjen e normalizimit për të përshkallëzuar dhunën e mëtejshme kundër palestinezëve, pasi praktikisht nuk ka pasur asnjë zë kundërshtues nga vendet arabe që pretendojnë mbështetje për Palestinën. Në kuadër të kësaj situate, si dhe të vazhdimit të krimeve izraelite, Khaled Mashaal, lideri i lëvizjes Hamas, paralajmëroi vazhdimin e krimeve izraelite, duke thënë: “Ne mendojmë se momenti vendimtar i konfliktit është afër. Finalizimi i luftës me pushtuesit nuk do të zgjasë shumë dhe balancimi i fuqive është në interes të popullit tonë.»/ParsToday