Mbajtja e ritualit të natës së Jaldës në të gjithë Iranin
Festa e Jaldës, nata e parë e dimrit dhe nata më e gjatë e vitit, u mbajt mbrëmë në Iran, ku familjarët dhe të afërmit u mblodhën dhe kaluan natën së bashku.
Rituali i natës së Jaldës është një nga ritualet më të vjetra iraniane. Ky ritual ka qenë prej kohësh një simbol i unitetit, ndjeshmërisë dhe ndërveprimit të iranianëve. Çdo vit, familjet iraniane festojnë ritualin e natës së Jaldës në ditën e fundit të vjeshtës. Nata e Jaldës ka shumë rituale që praktikohen gjerësisht në të gjitha qytetet e vendit, si ngrënia e arrave, shalqinjve, shegëve dhe ëmbëlsirave dhe frutave të ndryshme që të gjitha janë simbolike dhe janë shenjë bekimi, shëndeti, bollëku dhe lumturie. Një tjetër ritual tërheqës dhe i këndshëm i natës së Jaldës është leximi i poezive të Shahnamesë së Hafëzit nga të moshuarit e familjes, të cilët duke recituar poezitë e bukura të Hafëzit bëjnë një natë të paharrueshme për të gjithë familjen./ParsToday