Dhjetor 25, 2021 17:54 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase rrëzojnë një dron amerikan

Ushtria e Jemenit ka deklaruar se forcat e këtij vendi kanë rrëzuar një dron të prodhimit amerikan gjatë kryerjes së operacioneve armiqësore në provincën Al-Xhuf.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jahja Sari'e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, sot pasdite ka deklaruar: "Forcat e mbrojtjes kundërajrore të Jemenit kanë rrëzuar një dron spiunazhi të Amerikës "Scan Eagle" duke përdorur një armë të përshtatshme. Ky dron është rrëzuar mbrëm gjatë kohës kur ishte duke kryer veprime armiqësore në hapësirën ajrore të Jemenit në Rrethin Khub – Sha'f të provincës Al-Xhuf".

Sipas këtij burimi, droni amerikan është rrëzuar në rajonin Al-Jetme nga forcat e ushtrisë së Jemenit të cilat më parë e kanë marrë nën kontroll këtë rajon./ParsToday