Raundi i tetë i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe P4 + 1
Raundi i tetë i bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Iranit dhe P4 + 1 do të fillojë sot, të hënën (më 27 dhjetor) në Vjenë.
Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit, kryeson delegacion iranian në Vjenë. Ai u nis sot në mëngjes për të marrë pjesë në raundin e tetë të bisedimeve bërthamore. Raundi i tetë i bisedimeve për heqjen e sanksioneve është planifikuar të mbahet në nivel të zëvendësministrave të jashtëm të Iranit dhe P4 + 1. Në këtë raund bisedimesh, palët evropiane pritet të dalin më seriozisht në tryezën e bisedimeve dhe të ndërmarrin hapa praktik për përmbushjen e angazhimeve të tyre duke shmangur mediat dhe propagandën. "Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdullahian të enjten iu drejtua Perëndimit dhe tha: Nëse dëshironi të adresoni shqetësimet tuaja në lidhje me programin bërthamor paqësor të Iranit, të gjitha sanksionet duhet të hiqen. Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se Republika Islamike e Iranit, me logjikën e saj të fortë, do të vazhdojë negociatat derisa të arrihet një marrëveshje e mirë, duke shtuar: Kur palët e tjera të tregojnë vullnetin e tyre serioz, atëherë do të jetë ajo ditë kur mund të flasim për kthimin e të gjitha palëve në angazhimet e tyre në marrëveshjen bërthamore./ParsToday