Shkon në 34 numri i të prekurve me Omikron në Iran
Kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit të Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi për evidentimin e 34 rasteve me omikron në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Muhamed Hashemi, duke iu referuar hetimeve të rasteve të dyshuara të Omicron, tha: Deri më tani në vend janë evidentuar 34 raste me omikron dhe 8 raste të dyshuara janë duke u shqyrtuar. Duke bërë të ditur se 15 prej pacientëve janë identifikuar në Teheran, ai shtoi: 5 raste janë zbuluar në Mashhad, 5 raste në Hormozgan, 2 raste në Bushehr, 2 raste në Shiraz dhe në secilin nga qytetet Babol, Esfahan, Arak, Urmia dhe Karaj, është identifikuar nga një rast me Omikron. Kreu i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksoi: Respektimi e higjienës së mirë dhe injektimi i dozës së tretë të vaksinës Korona mund të ndihmojë në parandalimin e virusit të mutuar. /ParsToday