Presidenti iranian do të vizitojë Rusinë
Presidenti iranian Ebrahim Raisi do të kryejë një vizitë zyrtare në Moskë në fillim të vitit 2022 për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë rusë mbi mënyrat për të promovuar marrëdhëniet strategjike midis dy palëve.
Duke folur në një konferencë javore për shtyp në Teheran të martën, Ali Bahadori Xhahromi, zëdhënësi i administratës iraniane, tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte ftuar homologun e tij iranian të udhëtonte në Moskë "në përputhje me vazhdimin e ndërveprimeve strategjike" midis dy vendeve. “Raisi ndoshta do të bëjë një vizitë në Moskë në fillim të vitit të ri (2022) në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht me vendet e rajonit”, shtoi ai. Zëdhënësi i administratës iraniane tha se promovimi i bashkëpunimit Teheran-Moskë ishte në axhendën e diskutimeve mes presidentëve iranian dhe rus. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve të martën se Moska dhe Teherani po përgatisnin "kontakte në nivelin më të lartë"./ParsToday