Dhjetor 29, 2021 11:01 Europe/Tirane
  • OKB dënon bombardimet e avionëve sauditë në Jemen

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Jemenin ka dënuar ashpër përshkallëzimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër objektivave të ndryshëm në të gjithë Jemenin e varfër, përfshirë kryeqytetin Sana'a.

Përmes një deklarate të martën, zyrtari, Hans Grundberg, paralajmëroi se shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut në Jemen nuk mund të vazhdojnë pa u ndëshkuar. “Përshkallëzimi i bombardimeve saudite në javët e fundit është ndër më të këqijat që kemi parë në Jemen prej vitesh dhe kërcënimi për jetët e civilëve po rritet”, tha ai. "Sulmet ajrore në Sana'a kanë rezultuar në humbje të jetëve civile dhe kanë dëmtuar infrastrukturën civile dhe zonat e banuara," vuri në dukje zyrtari i OKB. Koalicioni agresor saudit ka shtuar gjithashtu sulmet e tij në provincën strategjike qendrore Ma'arib për të parandaluar çlirimin e saj nga forcat mbrojtëse të Jemenit. “Viti 2021 po përfundon me një notë tragjike për jemenasit, miliona prej të cilëve po luftojnë me varfërinë, urinë dhe kufizimet e rënda në lirinë e tyre të lëvizjes”, tha Grundberg./ParsToday