Raisi: Hezbollahu dhe lëvizja e rezistencës sot në rajon janë superior
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me një grup familjesh të dëshmorëve të mbrojtjes së shenjtë dhe mbrojtësit e faltores, theksoi: Hezbollahu dhe lëvizja e rezistencës sot në rajon janë superiorë.
Sipas zyrës së informimit të presidencës, Presidenti i Iranit, "Sejed Ibrahim Raisi", në një takim me një grup familjesh të dëshmorëve të mbrojtjes së shenjtë dhe mbrojtësit të faltores në qytetin Kum, duke iu referuar dëbimit të amerikanëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, tha: Sot, amerikanët janë më të dobët se kurrë dhe rajoni ka superioritet me iniciativën dhe pozitën e forcave të Hezbollahut dhe luftëtarëve të tjerë të rezistencës, duke përfshirë edhe palestinezët. Raisi shtoi: Dëshmorët garantuan sigurinë e rajonit dhe rehatia sot është falë gjakut të dëshmorëve, por armiqtë nuk u dorëzuan dhe e transferuan ISIS-in nga Siria në Afganistan. Duke iu referuar zhvillimeve në Afganistan, Raisi gjithashtu tha: Siguria e Afganistanit është siguria e Republikës Islamike dhe pasiguria atje është pasiguri në Iran. Presidenti i Iranit shtoi: Përveç marrëdhënieve fqinjësore, farefisnore dhe historike, historia e Iranit dhe Afganistanit është e ndërthurur dhe vuajtjet e popullit afgan gjatë tre dekadave të fundit që gjithashtu janë vuajtje për të gjithë Iranin. Sipas presidentit Raisi: Sot po bëhen të gjitha përpjekjet për të sjellë një qeveri në pushtet në Afganistan, në mënyrë që njerëzit e këtij vendi të ndjejnë se kjo qeveri është e të gjitha grupeve dhe fiseve afgane të këtij vendi dhe që do të sigurojë paqe për popullin e këtij vendi. Raisi sqaroi: Rreth 4 milionë afganë jetojnë në Iran; Dhe jetët e iranianëve dhe afganëve janë aq të ndërthurura mes tyre saqë nuk dallohen. Presidenti i Iranit, duke iu referuar luftës së forcave të grupeve Heidarionit, Zejnebiun dhe Fatimidëve në rajon, deklaroi: Këta luftëatrë ishin një lëvizje e qëndrueshme në mbrojtje të rajonit dhe vlerave islame kundër lëvizjes tekfiriste. Raisi theksoi: Një grup i bërë nga Shtetet e Bashkuara erdhi për të shkatërruar të gjithë rajonin dhe tani ata janë një kërcënim i madh në Afganistan, mirëpo rezistenca e myslimanëve, besimtarëve dhe të devotshmëve, e bëri rajonin të sigurt. Presidenti i Iranit tha më tej: ISIS është vepër e sionistëve dhe ata e ngarkuan ISIS-in që të ndërmerrte veprime destruktive dhe të shkatërronte rajonin. Raisi ka thënë: ISIS hedh në erë xhaminë e myslimanëve dhe i vret myslimanët duke i gjakosur në dhe që në thelb është akt sionist. Presidenti theksoi: gjeneral martir Kasem Sulejmani nuk ishte një person, por ishte një rrymë dhe kjo shkollë është së bashku me shkollën e Eba Abdullahut dhe për këtë arsye, lideri suprem i Revolucionit Islamik urdhëroi që të njihet shkolla e Martir Sulejmanit./ParsToday