Parlamenti i Sirisë dënon ndërtimin e kolonive sioniste në Golanin e Pushtuar
Parlamenti i Sirisë ka dënuar planet e regjimit sionist për zgjerimin e kolonive sioniste në lartësitë e Golanit të pushtuar të Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Parlamenti i Sirisë sot (të enjten) me anë të një deklarate, ka dënuar veprimet pushtuese të regjimit sionist për ndryshimin e strukturës së popullatës dhe gjeografisë së lartësive të Golanit të pushtuar të Sirisë dhe e ka quajtur këtë veprim shkelje flagrante të ligjeve dhe të të drejtave ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB sidomos rezolutën 497 të KS të OKB të miratuar në vitin 1981.
Në bazë të rezolutës 497 të KS të OKB, ndalohen dhe dënohen veprimet e regjimit sionist për imponimin e ligjeve, protektoratit dhe administrimin e lartësive të Golanit të pushtuar të Sirisë dhe në bazë të kësaj rezolute, të gjitha veprimet dhe aktivitetet e regjimit sionist pushtues në lartësitë e Golanit janë të paligjshme dhe si të tilla të dënuara.
Parlamenti i Sirisë në këtë deklaratë ka theksuar se këto plane të regjimit sionist kanë për qëllim rritjen e numrit të kolonëve sionist në lartësitë e Golanit të pushtuar. Parlamenti i Sirisë ka shtuar: “Veprimet e regjimit sionist janë vazhdim i një varg sulmesh dhe agresione të vazhdueshme kundër popullatës siriane në lartësitë e Golanit të pushtuar dhe gjithashtu vazhdim i përpjekjeve qyqare të Tel Avivit për ta ndryshuar strukturën e popullsisë dhe gjeografisë së këtij rajoni”./ParsToday