Janar 02, 2022 10:58 Europe/Tirane
  • Kërkesë për një rezolutë që dënon vrasësit e martir Kasem Sulejmani

Në një letër drejtuar Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zëvendës Presidenti për Çështjet Ligjore dhe përgjegjës për Zbatimin e Kushtetutës i bëri thirrje Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të nxjerrë një rezolutë që dënon vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, letra e Azizullah Fazliut thotë: Kanë kaluar dy vjet nga krimi i pabesueshëm i vrasjes së paligjshme të gjeneral Kasem Sulejmani, shtetas dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, i cili po kryente një mision diplomatik në Irak. Përgjegjësia për kryerjen e drejtpërdrejtë të këtij krimi të dhunshëm ndërkombëtar, u pranua më pas nga Presidenti i atëhershëm i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Fazli ka sqaruar: Për vite me radhë, jeta kolektive e shteteve ka dëshmuar shfaqjen e fenomenit fatkeq të njohur si unilateralizmi ekstrem i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila rezervon të drejtën për të shkelur çdo kartë ndërkombëtare dhe rregulla e rregullore ndërkombëtare. Ai shtoi: Për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërkombëtare, për dënimin e agresionit dhe krimeve kundër njerëzimit, i propozohet Asamblesë së Përgjithshme që të ndërmarrë të gjitha nismat ligjore brenda kompetencave të saj, përfshirë nxjerrjen e rezolutës, që dënon krimin e vrasjes së zyrtarëve qeveritarë dhe diplomatëve të një qeverie, me qëllim që të marren masa dhe të parandalohet kryerja e krimeve të tilla në të ardhmen./ParsToday