Irani proteston në Asamblenë e Drejtimit të Internetit në OKB
Kryetari i komisionit për ekonomi dixhitale të Parlamentit Islamik të Iranit në protestë kundër veprimit të paligjshëm të Instagramit në heqjen e fotografive dhe postimeve me temë martir Sulejmani dhe pezullimin e faqeve të përdoruesve iranianë, ka shkruar një letër drejtuar Asamblesë për Drejtimin e Internetit në OKB.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Moxhteba Tavanger, kryetari i komisionit për ekonomi dixhitale të Parlamentit Islamik të Iranit, në një mesazh në Twitter, ka shkruar: "Në letrën zyrtare dërguar sekretarit të Asamblesë për Drejtimin e Internetit në OKB (IGF), kemi protestuar kundër veprimeve të paligjshme të rrjetit social Instagram në heqjen e fotografive dhe postimeve me temë martir Sulejmani dhe pezullimin e faqeve të përdoruesve iranianë të këtij rrjeti social".
Tavanger në vazhdim ka theksuar: "Censurimi dhe heqje e përdoruesve iranianë është shkelje e parimit të paanshëm të këtij rrjeti social dhe qasja politike e platformave ndërkombëtare mbyll rregullimin e unifikuar të këtyre mediave. Ne po presim reagimin e këtij institucioni ndërkombëtar".
Në këtë letër thuhet: "Në kohën kur e drejta e qasjes në shumicën e platformave është e pamohueshme, çështja e sundimit dixhital dhe autoriteteve të vendeve është duke u shndërruar në një shqetësim për të gjitha palët që kanë interes nga administrimi i internetit anë e mbanë botës"./ParsToday