Janar 08, 2022 12:20 Europe/Tirane
  • Lideri i partisë

Lideri i partisë "Vatan" të Turqisë e ka vlerësuar gjeneralin e martirizuar Kasem Sulejmani, në pozitën e martirit të botës islame.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Dogu Pirançek, lideri i partisë "Vatan" të Turqisë, ka deklaruar: "Ata të cilët në Amerikës kanë dhënë urdhrin për atentatin terrorist ndaj komandantëve të rezistencës, janë kriminelë dhe me patjetër se do të japinë përgjigje. Gjeneral Sulejmani dhe bashkëluftëtarët e tij nuk janë vetëm martirë të Iranit, por ata i përkasin të gjithë botës islame. Ata janë heronj të cilët me vetëdije kanë sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur vlerat njerëzore".

Lideri i partisë "Vatan" të Turqisë ka theksuar për vazhdimin e rrugës së martirëve të rezistencës dhe ka shtuar: "Ne në vazhdimin e rrugës së luftës kundër arrogancës së Amerikës dhe regjimit sionist, gjithnjë e shikojmë gjeneralin e martirizuar Kasem Sulejmani  përkrah vetes tonë".

Vlen të theksohet se një ceremoni përkujtimore me rastin e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani u zhvillua në konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në Stamboll me pjesëmarrjen e personaliteteve politike dhe kulturore të Turqisë dhe dashamirëve e përkrahësve të Frontit të Rezistencës.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftes zyrtare të autoriteteve të Irakut, kishte shkuar për vizitë në Bagdad, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit vullnetar popullor “Hashd Sha’bi” të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tyre, u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak./ParsToday