Janar 10, 2022 10:50 Europe/Tirane
  • Termocentrali i Iranit në Bushehr futet në rrejt

Zëdhënësi i industrisë së energjisë elektrike të Iranit njoftoi futjen në prodhim të termocentralit bërthamor të Bushehrit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB, Mostafa Rajabi Mashhadi shtoi: Centrali prodhon 1000 megavat energji elektrike çdo orë dhe atë e injekton atë në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike. Ai tha: Me funksionimin e këtij termocentrali do të kursehen 6 milionë litra në konsumin e lëndëve djegëse fosile në ditë. Zëdhënësi i industrisë iraniane të energjisë elektrike shtoi: Termocentrali bërthamor i Bushehr-it u hoq nga funksionimi më 28 tetor për riparime të mëdha dhe furnizim me karburant. Rajabi Mashhadi vazhdoi: Pavarësisht asistencës së termocentralit në furnizimin me energji elektrike, industria e energjisë elektrike ende duhet të ndihmojë njerëzit që të kursejnë konsumin e gazit dhe energjisë elektrike./ParsToday