Janar 12, 2022 07:46 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Vjenës vazhdojnë në mënyrë intensive

Kryenegociatori i Iranit Ali Bagheri Kani mbërriti në hotelin Coburg të Vjenës të mërkurën pasdite për bisedime me përfaqësues nga tre vende evropiane – Franca, Britania dhe Gjermania – ndërsa negociatat për heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit janë duke u zhvilluar në kryeqytetin austriak.

Pas mbërritjes, Bagheri Kani zhvilloi bisedime me zv/shefin e politikës së jashtme të BE-së Enrique Mora dhe më pas do të takohet me homologët e tij nga tre vendet evropiane. Kryenegociatori iranian dhe përfaqësuesit e tre vendeve evropiane gjithashtu patën takime të martën dhe kjo është dita e dytë radhazi që takohen me njëri-tjetrin. Pas takimit të së hënës me Bagheri Kani, përfaqësuesit evropianë shkuan në një takim me delegacionin amerikan. Takimet e ekspertëve filluan gjithashtu në vendin e bisedimeve të martën midis përfaqësuesve nga Irani dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse - Franca, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania. Bisedimet po zhvillohen në kuadër të raundit të tetë të negociatave të Vjenës dhe duket se negociatat kanë arritur pikun e tyre./ParsToday