Janar 14, 2022 06:55 Europe/Tirane
  • Raisi: Përpjekjet për neutralizimin e sanksioneve nuk janë shtyrë deri në rezultatin e negociatave

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: "Në qeverinë iraniane, përpjekjet për të neutralizuar sanksionet nuk janë shtyrë deri në rezultatin e negociatave".

Sipas IRNA; Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, të premten në Twitter, duke theksuar se ndjekja e heqjes së sanksioneve është një agjendë serioze e qeverisë shkroi: Në qeverinë e 13-të, përpjekjet për neutralizimin e sanksioneve nuk janë shtyrë në asnjë moment. Raisi shtoi: “Sot dhe në të njëjtat kushte sanksionesh, shitjet tona të naftës janë rritur aq shumë sa nuk duhet të shqetësohemi më, sepse eksportet e naftës në qeverinë e 13-të janë rritur me 40% dhe të ardhurat prej saj po kthehen në vend. "  Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i cili vizitoi provincën Hormozgan, tha se sot, pa asnjë dyshim, Forcat e Armatosura iraniane janë streha dhe mbrojtja e popullit, jo me fjalë por me vepra dhe ky është një nder i madh. Sejed Ibrahim Raisi në Hormozgan vuri në dukje suksesin e forcave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në këtë rajon detar të kësaj province jugore të Iranit dhe shtoi: Forcat e IRGC-së siguruan mbrojtje brilante të kufijve ujorë dhe ajrorë të vendit, veçanërisht kundër amerikanëve që erdhën në rajon, duke përfshirë edhe kapjen e forcave pushtuese amerikane. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi nevojën për të qëndruar vigjilent ndaj komploteve të armiqve dhe tha: Nuk kemi zonë lufte për momentin, por kjo gatishmëri dhe vigjilencë, monitorim dhe kontrollim i situatës është një nga domosdoshmëritë e këtij rajoni./ParsToday