Pas 6 vjetësh; Tre diplomatë iranianë vendosen në Jeddah
Me dërgimin e tre diplomatëve iranianë, delegacioni iranian në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik do të rifillojë aktivitetet e tij në Jeddah pas një pauze gjashtëvjeçare.
Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve të Studentëve (ISNA) të hënën, Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm irakian Fouad Hussein në Teheran, duke iu referuar rolit të Bagdadit në mbajtjen e katër raundeve bisedimesh ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite deklaroi: Arabia Saudite ka miratuar dhënien e vizave për tre diplomatë iranianë si diplomatë me seli në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik në qytetin Xheddah dhe vizat e këtyre diplomatëve janë marrë. Amir Abdullahian gjithashtu kohët e fundit në një intervistë për rrjetin e lajmeve Al-Jazeera e përshkroi dhënien e vizave për diplomatët iranianë për të shkuar në Jeddah si një shenjë pozitive dhe të mirë. Sipas raportit, tre diplomatë janë nisur për në Jeddah ditët e fundit dhe janë planifikuar të rifillojnë aktivitetet e tyre në Jeddah pas një pauze 6-vjecare të përfaqësimi të Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Zyra përfaqësuese iraniane në Jeddah u mbyll në vitin 2015 pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata e dytë ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara, me 57 vende nga kontinente të ndryshme. Kjo organizatë është krijuar si zëri kolektiv i botës islame dhe një garanci për të mbrojtur dhe ruajtur interesat e botës islame në frymën e promovimit të paqes dhe harmonisë ndërkombëtare në botë./ParsToday