Janar 19, 2022 17:01 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit takohet me presidentin e Rusisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidentin i Rusisë gjatë takimit të parë të zhvilluar në Moskë, kanë biseduar në lidhje me çështjet me interes të të dy vendeve.

Zyra për informim e Presidencës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Iranit, i cili me ftesë të presidentit të Rusisë, sot ka shkuar në Moskë për një vizitë zyrtare, disa orë më parë ka zhvilluar takimin e parë me presidentin rus Vladimir Putin.

Përveç takimit me presidentin e Rusisë, Sejed Ebrahim Raisi gjatë vizitës në Moskë do të marrë pjesë në Parlamentin e Rusisë dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve të Rusisë, pastaj do të zhvillojë një takim me iranianët me qëndrim në Rusi dhe do të zhvillojë një takim edhe me aktivistët ekonomikë të Rusisë.  /ParsToday