Presidenti Raisi: Do të lehtësohet udhëtimi për iranianët jashtë vendit
Presidenti i Iranit tha: Iranianët jashtë vendit janë ambasadorët tanë dhe është e nevojshme të reduktohen problemet e studentëve jashtë vendit.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Ajetollah Ibrahim Raisi në një takim me një grup iranianësh që jetojnë në Rusi tha: Të gjithë iranianët kudo në botë duhet të shikojnë rritjen dhe zhvillimin e Iranit dhe të bëjnë çmos për ta bërë këtë. Sipas Raisi, nuk ka asnjë ndalim për të studiuar dhe për të bërë biznes jashtë vendit, por çdokush duhet të ketë ndjenjën e përkatësisë ndaj vendit. Presidenti vazhdoi duke thënë se iranianët jashtë vendit janë ambasadorë të vendit tonë dhe shtoi: Burrat dhe gratë e mëdha iraniane në fushën e shkencës, kulturës dhe artit, si dhe në fushën e rezistencës kundër armikut, bënë histori me të cilën mund të krenohemi. Raisi shtoi: Kemi figura në vend që bënë bëma dhe histori. Sot, në një takim me Presidentin e Rusisë, thashë se nëse duam t'ia prezantojmë botës heroin e luftës kundër terrorizmit, ai person nuk është askush tjetër përveçse heroi dëshmori Haxhi Kasem Sulejmani. Më herët, presidenti në një takim të Këshillit Suprem të iranianëve jashtë vendit kishte thënë: “Askush nuk është i ndaluar të hyjë dhe të gjithë iranianët mund të udhëtojnë brenda vendit dhe planifikimi duhet të jetë i tillë që iranianët të mund të udhëtojnë në atdheun e tyre lehtësisht dhe pa pengesa.»/ParsToday