Janar 21, 2022 16:42 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit thekson fundin e bllokadës

Zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka theksuar se konflikti i Jemenit përfundon vetëm me përfundimin e agresionit ushtarake dhe heqjen e bllokadës kundërt popullit jemenas.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, ditën e premte në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Konflikti i Jemenit ashtu siç kemi theksuar gjithmonë, në radhë të parë zgjidhet me përfundimin e agresionit ushtarak të koalicionit saudit kundër popullit jemenas. Çfarëdo lloj pozicionimi që bëhet në bazë të reagimit dhe mbylljes sytë para krimeve të shteteve agresore dhe bllokadës së paligjshme të tyre ndaj popullit jemenas, është ndihmë për xhelatët dhe vetëm sa shton zjarrin e konfliktit”.

Ndërkohë avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite të enjten në mbrëmje kanë bombarduar disa zona në Al-Hudejdah të Jemenit dhe si pasojë e tyre janë vrarë 3 civilë dhe janë plagosur 17 persona të tjerë./ParsToday