Janar 22, 2022 07:24 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Do të ketë një bashkëpunim të shkëlqyer mes Iranit dhe Rusisë

Duke iu referuar takimit të tij me homologun rus në Moskë, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në një postim në Twitter shkroi: Në kapitullin e ri të marrëdhënieve Iran-Rusi, do të ketë bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian, i cili ishte i pranishëm gjatë vizitës së presidentit iranian Sejed Ibrahim Raisi në Moskë ku të enjten u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në Twitter rreth takimit shkroi: Ne patëm bisedime të rëndësishme me zotin Lavrov. Nga bashkëpunimi i Iranit dhe Rusisë në përshpejtimin e ndërtimit të termocentraleve të reja bërthamore në Iran dhe zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit në dritën e marrëveshjeve të fundit midis presidentëve të dy vendeve për t'i kushtuar vëmendje çështjeve konsullore të qytetarëve të dy shteteve. Vlen të theksohet se ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Rusisë, gjatë bisedës folën për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon dhe theksuan nevojën e finalizimit të udhërrëfyesit për marrëdhëniet mes dy vendeve./ParsToday