Janar 22, 2022 12:25 Europe/Tirane
  • Turqia vazhdon arrestimin e anëtarëve të dyshuar për lidhje me Gylen

Rojet kufitare në Edirne kapën 3 persona që tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi

Kanali televiziv TRT i Turqisë ka njoftuar se prokuroria e Ankarasë më parë kishte lëshuar urdhrin për arrestimin e 78 personave të dyshuar për lidhje me organizatën e Gylen. 

Operacionet e forcave të sigurisë dje (të premten kanë filluar operacionet njëkohësisht në 28 provinca të Turqisë për arrestimin e personave të dyshuar. Në mesin e këtyre personave gjenden edhe funksionarë të lartë të pushtetit lokal, të forcave të sigurisë dhe oficerë të lartë të ushtrisë. 

Ndërkohë  Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se janë kapur 3 anëtarë të Organizatës Terroriste FETO të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së ministrisë, rojet kufitare në Edirne kapën 3 persona që tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi.

Është konstatuar se këta persona ishin anëtarë të organizatës terroriste FETO./ParsToday