Janar 25, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Qytetarët bahrejnas protestojnë në mbështetje të popullit të Jemenit

Qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj popullit të shtypur të Jemenit përball armatimeve vdekjeprurëse të Amerikës, Arabisë Saudite dhe EBA-s.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se qytetarët e Bahrejnit sot (të dielën) gjatë këtyre protestave kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin e shtypur të Jemenit dhe kanë dënuar heshtjen e turpshme të OKB dhe të qarqeve ndërkombëtare. Qytetarët bahrejnas gjatë këtyre protestave kanë kërkuar nga qytetarët liridashës të botës që të solidarizohen me popullin e shtypur të Jemenit.

Qytetarët e Bahrejnit gjatë këtyre protestave kanë dënuar krimet e regjimit Al Saud dhe të Abdullah bin Zajed Ale Nahjan kundër grave dhe fëmijëve jemenas dhe kanë deklaruar se këto krime janë njollë turpi për Bashkësinë Ndërkombëtare që po heshtë ndaj këtyre krimeve barbare dhe çnjerëzore.

Vlen të theksohet se pas sulmit të kryer me dronë dhe raketa nga forcat jemenase kundër EBA, koalicioni agresor i Arabisë Saudite pandërprerë po bombardon qytetet dhe provincat Sanaa, Al-Hudejda, Sa'de, Marib e rajone të tjera të Jemenit. Në një prej këtyre bombardimeve që u krye ditën e premte kundër burgut qendror në provincën Sa'de të Jemenit, janë vrarë 87 persona dhe janë plagosur 366 civilë jemenas./parstoday/