EBA konfirmon sulmin raketor të Jemenit kundër pozicioneve të saj
Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar sulmin raketor të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të saj.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara sot me anë të një deklarate, ka konfirmuar sulmin raketor të Jemenit kundër Ebu Dhabit, kryeqytetit të këtij vendi dhe pretendoi: "Mbrojtja ajrore e EBA ka shkatërruar dy raketa balistike të lëshuara nga ushtria e dhe rezistenca popullore e Jemenit në drejtim të EBA-ve".
Sipas pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes së EBA, ky sulm raketor nuk ka shkaktuar dëme dhe pjesa tjetër e raketave kanë rënë në zonat rreth Abu Dhabit.
Kanali informativ Sabirin News sot në mëngjes ka njoftuar për katër shpërthime të fuqishme në Abu Dhabi dhe ka shkruar se alarmi i rrezikut është dëgjuar në kryeqytetin e EBA-ve dhe është aktivizuar sistemi i mbrojtjes kundërajrore të këtij vendi.
Njëkohësisht me këtë edhe autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se një raketë balistike ka goditur provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Gjithashtu ushtria e Arabisë Saudite pretendoi se ka zbuluar dhe shkatërruar dy dronë të forcave jemenase në provincën Al-Xhuf./parstoday/