Ushtria jemenase publikon detajet e sulmit "Stuhia e Jemenit-2"
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka publikuar detajet e sulmeve të fundit raketore të këtij të vendi kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite me emrin "Stuhia e Jemenit-2".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jahja Sari'e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, në lidhje me detajet e operacioneve të sotshme (ditën e hënë) që kanë kryer forcat jemenase në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite dhe EBA-ve, deklaroi: "Në këto operacione është goditur baza ajrore "Al-Dhafra dhe janë disa objektiva të tjera jetike në Abu Dhabi me shumë raketa balistike të llojit "Dhulfikar" të Jemenit. Gjithashtu disa objektiva jetike janë goditur edhe në Dubaj me anë të dronëve të llojit "Samad-3"".
Jahja Sari'e duke thënë se disa baza ushtarake në thellësi të territorit të Arabisë Saudite në rajonin Sharure dhe në rajone të tjera janë goditur me dronët e llojit Samad-1 dhe Kasef K-2, deklaroi: "Në këtë kuadër, janë sulmuar ashpër qendra të rëndësishme dhe jetike në provincën Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite të cilat janë goditur me shumë raketa balistike".
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit duke i porositur kompanitë e huaja dhe investitorët e huaj në EBA që të largohen nga ky vend, ka theksuar: "Deri në kohën kur vazhdon agresioni ushtarak dhe bllokada kundër Jemenit, Emiratet e Bashkuara Arabe do të goditen nga forcat jemenas".
Kanali informativ Sabirin News sot në mëngjes ka njoftuar për katër shpërthime të fuqishme në Abu Dhabi dhe ka shkruar: "Është ngritur alarmi i rrezikut në kryeqytetin e EBA-ve dhe është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore të EBA-ve si rezultat i sulmeve të forcave jemenase. Forcat e armatosura të Jemenit edhe ditën e hënë të javës së kaluar ka kryer operacionet e quajtura "Stuhia e Jemenit-1" dhe ka bombarduar rafinerinë e naftës në zonën industriale Al-Musfah dhe aeroportin e Abu Dhabit me katër raketa balistike./parstoday/