Ministri i jashtëm i Iranit takohet me ministrin e jashtëm të Katarit
Ministri i punëve të jashtëm të Iranit është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtëm të Katarit.
Agjencie a lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, zv/kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Katarit, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Teheran, sot (ditën e enjte) është takuar dhe ka biseduar me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Ministri i punëve të jashtme të Katarit gjatë vizitës së tij në Teheran, do të takohet me autoritete të larta të Iranit dhe do të bisedojë në lidhje me çështjet rajonale dhe ato bilaterale.
Ministri i punëve të jashtme të Katarit të martën ka biseduar me telefon me ministrin e jashtëm të Iranit dhe gjatë kësaj bisede telefonike, përveçse kanë biseduar në lidhje me çështjet rajonale, kanë theksuar nevojën për forcimin e diplomacisë dhe dialogut për zgjidhjen e krizave dhe çështjeve të ndryshme, si dhe kanë diskutuar rreth disa çështjeve me interes të përbashkët./ParsToday