Ershadi: Heqja e sanksioneve të njëanshëm
Ambasadorja dhe zëvendës përfaqësuesja e Iranit në Kombet e Bashkuara theksoi se nevojiten përpjekje serioze për të hequr sanksionet e njëanshme kundër Sirisë.
Sipas IRNA, Zahra Ershadi në një takim të Këshillit të Sigurimit për zhvillimet humanitare në Siri të enjten në mbrëmje, sipas kohës lokale, shtoi se sanksionet e njëanshme kundër Sirisë kanë zgjatur vuajtjet e popullit dhe kanë ndikuar negativisht në procesin e ofrimit të ndihmës për popullin sirian. Duke iu referuar takimit të fundit mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Astana, diplomatja e lartë iraniane tha se në takim, vendet anëtare, si garantues të paqes, kërkuan përmirësimin e situatës humanitare në Siri dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar, OKB-së dhe agjencive humanitare për të rritur ndihmën e tyre për popullin sirian. Duke iu referuar situatës relativisht të qetë në Siri, Ershadi tha: Kjo ka bërë të mundur që më shumë refugjatë të kthehen në Siri, si dhe të përshpejtohen përpjekjet për rindërtim. Zëvendës Përfaqësuesja e Iranit në Kombet e Bashkuara theksoi: Duhet të sigurohet që ndihma që hyn në Siri përmes operacioneve ndërkufitare të arrijë tek njerëzit në nevojë dhe të mos bjerë në duart e grupeve terroriste./ParsToday