Janar 28, 2022 17:16 Europe/Tirane
  • Bennett: Netanjahu më kërcënoi me dron!

Kryeministri aktual i regjimit sionist, Naftali Bennett, ka njoftuar sot (e premte) se ish-kryeministri Benjamin Netanjahu, për shkak të formimit të kabinetit, ka pasur për qëllim të përdorë dron dhe çfarëdo mjeti luftarak që kishte për ta vrarë atë!

Sipas Sputnik, Bennett deklaroi më tej se kërcënimet u bënë kur ai iu drejtua politikanëve të afërt të Netanjahut për të formuar kabinetin e regjimit sionist.  Ai gjithashtu fajësoi Netanjahun për krijimin e kaosit, dhunës dhe mosbesimit ndaj regjimit izraelit. Në vazhdën e ndarjeve të thella midis liderëve sionistë, Netanjahu kritikoi performancën e Bennett disa muaj më parë dhe njoftoi se ai do të kthehej në pushtet. Sot në mëngjes, në një intervistë me Israel Hume, Kryeministri aktual i regjimit sionist Bennett kërcënoi se do të rrëzonte kabinetin e tij nëse ministri aktual i Jashtëm dhe kryeministri i ardhshëm izraelit Yair Lapid dëshiron të negociojë me palestinezët./ParsToday