Rrëzimi i dronit amerikan Eagle mbi provincën Marib në Jemen
Forcat jemenase vazhdojnë suksesin e tyre duke rrëzuar një dron spiun amerikan mbi provincën Marib.
Sipas rrjetit të lajmeve Al-Masira, "Yahya Sari", zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, mëngjesin e kësaj të diele njoftoi se mbrojtja ajrore e ushtrisë jemenase dhe Komiteteve Popullore arriti të rrëzojë një dron spiun amerikan Eagle mbi qytetin e Al-Xhuba në provincën Marib. Droni spiun i SHBA-së u vu në shënjestër gjatë luftimeve. Dron skanues Eagle me vlerë 3.2 milionë dollarë, mund të fluturojë vazhdimisht në qiell për 20 deri në 24 orë. Droni është i pajisur me një kamerë cilësore "EO" si dhe një kamerë infra të kuqe "IR" dhe përdoret në misione spiunazhi dhe shënjestrimi. Në muajt e fundit, ushtria jemenase ka rrëzuar gjithashtu disa dronë të koalicionit saudit që po kryenin operacione armiqësore në pjesë të ndryshme të Jemenit. Ushtria jemenase ka insistuar gjithmonë se do të vazhdojë sulmet e saj ndaj pozicioneve ushtarake saudite për sa kohë që koalicioni saudit vazhdon agresionin dhe rrethimin e tij kundër Jemenit./ParsToday