Arabi Saudite sulmon me artileri dhe raketa provincën Sa’de të Jemenit
Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka sulmuar me raketa dhe artileri disa rajone në provincën Sa’de në veri të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite gjatë javëve të fundit shumë herë ka sulmuar provinca të ndryshme të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira ka njoftuar se nga sulmet raketore dhe artilerike të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në disa zona në rrethin Sheda në provincën Sa’de është vrarë një civil jemenas dhe është plagosur një civil tjetër jemenas.
Muhamed Xhaber Avad, kryetari i provincës Sa’de, së fundi ka dënuar krimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në Jemen dhe ka deklaruar: “Amerika është përgjegjës kryesor i krimeve dhe vrasjeve që janë kryer në Jemen”.
Ndërkohë avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe EBA kanë bombarduar edhe disa rajone në provincën Taiz dhe Sana të Jemenit. Gjatë këtyre sulmeve, avionët luftarakë të Arabisë Saudite dhe EBA-ve kanë bombarduar rajonin Tabishe’a në rrethin Sabrul-Mavadem në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit. Avionët luftarakë saudit gjithashtu kanë bombarduar 8 herë rajonet Al-Hasabe dhe ndërtesën e Televizionit shtetëror të Jemenit në rajonin Al-Theovra në provincën Sanaa./parstoday/