Shkurt 02, 2022 08:48 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë selinë komanduese të operacioneve frontale të EBA

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka deklaruar se selia komanduese e operacioneve frontale dhe forcave mercenare në provincën Shibva të Jemenit është goditur nga sulmet raketore të forcave jemenase.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jahja Sari'e në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: "Selia komanduese e operacioneve frontale të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe forcave mercenare të tyre në rajonin Asilan të provincës Shebva është goditur me raketa balistike të hënë pasdite. Kjo qendër kishte përsipër komandimin e operacioneve të luftës në provincën Shibve të Jemenit. Raketat e lëshuar kanë goditur me precizitet objektivin dhe si pasojë janë vrarë një numër i madh i forcave të armikut duke përfshirë edhe disa ushtarakë të EBA-ve".

Vlen të theksohet se Emiratet e Bashkuara Arabe së fundi kanë shtuar sulmet e tyre kundër Jemenit dhe forcat e mbështetura nga Abu Dhabi që përbëhen nga grupet selefiste, takfiriste dhe ISIS i ka dërguar për të sulmuar provincën Shebva./parstoday/