Shkurt 08, 2022 10:21 Europe/Tirane
  • Ali Bagheri u nis për në Vjenë

Ekipi negociator iranian mëngjesin e sotëm u nis nga Teherani për në Vjenë për të rifilluar bisedimet.

Sipas IRNA, Ali Bagheri, negociatori i lartë i ekipit negociator iranian, është planifikuar të takohet sot në mëngjes me Enrique Mora, kreun e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore. Bisedimet e Vjenës u pezulluan javën e kaluar për shkak të konsultimeve midis ekipeve negociatore dhe kryeqyteteve. Khatibzadeh,  zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dje tha: Irani pret që vendimet e nevojshme të merren nga pala tjetër, veçanërisht Uashingtoni. Ndërkaq, kryenegociatori i Rusisë, Mikhail Ulyanov, iu referua bisedimeve bërthamore me Iranin dhe tha: Fundi i bisedimeve bërthamore të Iranit është afër.  Në një intervistë me gazetën ruse Kommersant të botuar të hënën, Ulyanov duke iu referuar bisedimeve bërthamore të Iranit tha: “Jemi pesë minuta larg vijës së finishit”. Raundi i tetë i bisedimeve të Vjenës u pezullua të premten, më 28 janar, me marrëveshje të delegacioneve për konsultime me kryeqytetet dhe pritet të rifillojë sot./parstoday/