Shkurt 09, 2022 09:31 Europe/Tirane
  • Destinacioni i naftës së grabitur të Sirisë

Inteligjenca ruse zbulon detaje të reja rreth përfshirjes së SHBA-së në trazirat dhe plaçkitjet e naftës së Sirisë.

Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës së Federatës Ruse (SVR) zbuloi përfshirjen aktive të Shteteve të Bashkuara në tregtinë e paligjshme të naftës siriane. Sipas një raporti të SVR, forcat amerikane shoqërojnë kamionë me naftë nga Siria në Kurdistanin irakian dhe më pas e shesin naftën për 35-40 dollarë për fuçi. "Kompanitë amerikane vazhdojnë të trafikojnë ilegalisht naftën siriane. Uashingtoni vazhdon të përfshihet në tregtinë e paligjshme të naftës së prodhuar në territoret e pushtuara të Sirisë verilindore", thuhet në raport. Shërbimi inteligjent rus kujton se maksimumi 3 milionë fuçi naftë bruto nxirren çdo muaj nga fushat e naftës të provincave Hassake, Raka dhe Deir ez-Zor. Rreth një e treta e naftës së vjedhur dërgohet nëpërmjet amerikanëve në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut dhe shitet me 35-40 dollarë për fuçi. "Informacioni i marrë nga SVR tregon se administrata amerikane synon të zgjerojë misionin e saj ushtarak në Siri për të parandaluar stabilizimin e situatës atje. Në këtë kuadër, Pentagoni mban një trupë ushtarake amerikane në Siri për të kryer gjoja një operacion anti-ISIS, por në fakt ky është një pretekst për të justifikuar praninë e tij të paligjshme në këtë vend të Lindjes së Mesme. "Uashingtoni planifikon të nisë një fushatë masive mediatike, duke përfshirë rrjetet sociale në gjuhën arabe, për të frymëzuar protestuesit në shoqërinë siriane", thotë gjithashtu SVR në një pjesë tjetër të raportit. Flitet gjithashtu për instrumentalizimin e ekstremistëve nga Uashingtoni në Latakia dhe Damask për të organizuar protesta kundër forcave siriane, ruse dhe iraniane", thuhet në raport. Për të arritur qëllimet e tyre në Siri, amerikanët po përdorin në mënyrë aktive kontaktet e tyre të ngushta me shoqatat e quajtura opozitë e armatosur dhe, në fakt, me grupe ekstremiste. “Agjencitë e inteligjencës amerikane synojnë të drejtojnë “celula të fjetura” të ekstremistëve në Damask dhe rajonet përreth, si dhe në Latakia për të shënjestruar forcat siriane të sigurisë, këshilltarët ushtarakë iranianë dhe ushtarakët rusë të vendosur në Siri", zbuloi më tej SVR. “Nga ana tjetër, diplomacia amerikane mbështet grupin terrorist Tahrir al-Sham me pretekstin e mbështetjes së sirianëve të kapur nga terroristët e Tahrir al-Sham dhe në kurriz të taksapaguesve amerikanë. Shtetet e Bashkuara kanë pushtuar jo vetëm zonën al-Tanf, por të gjithë Sirinë verilindore. Uashingtoni duhet të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar ilegalisht. Gjithashtu duhet t'i kthejë tokat pjellore pas Eufratit qeverisë në Damask dhe të ndalë plackitjen e pasurisë siriane, shfrytëzimin e naftës siriane dhe nxjerrjen e saj me kamionë jashtë Sirisë", thuhet në raport. Duhet theksuar se në disa forume ndërkombëtare Rusia ka kritikuar vazhdimisht vjedhjen e naftës siriane nga Amerika dhe mbështetjen e saj për terrorizmin./parstoday/