Shkurt 11, 2022 06:40 Europe/Tirane
  • 9 palestinezë plagosen në përleshjen me forcat ushtarake të regjimit sionist

9 palestinezë janë plagosur gjatë përleshjes me forcat ushtarake të regjimit sionist në Ariha dhe Ramallah.

Agjencia palestineze e lajmeve WEFA njoftoi se gjatë këtyre përleshjeve që janë zhvilluar ditën e kaluar, dy palestinezë janë plagosur në kampin Ajenu Sulltan në qytetin Ariha nga plumbat e ushtarëve sionist.

Sipas këtij burimi, në përleshjet me forcat ushtarake të regjimit sionist që janë zhvilluar në afërsi të një lumi në veri të qytetit Al-Bireh gjithashtu janë plagosur shtatë palestinezë.  

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës gjithashtu ka deklaruar se një prej punonjësve të kësaj organizata i cili kishte shkuar për të ndihmuar të plagosurit në teren, është qëlluar me plumba gome dhe është plagosur së bashku me 6 persona të tjerë të cilët janë goditur me gaz lotsjellës nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Forcat e njësive speciale të regjimit sionist ditën e martë me anë të një makine civile me tabela palestineze, kanë sulmuar dhe bastisur lagjen Al-Makhfije në qytetin Nablos dhe kanë hapur zjarr ndaj një makine që kishte katër pasagjerë ku tre prej tyre janë martirizuar dhe pasagjeri tjetër është arrestuar./parstoday/