Hamas: Shkatërrimi i shtëpive të të burgosurve palestinezë, veprim racist
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka thënë se shkatërrimi i shtëpive të të burgosurve palestinezë në Xhenin nga forcat ushtarake të regjimit sionist, është veprim racist dhe terrorist.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar qytezën Al-Siletu Al-Harithije në perëndim të qytetit Xhenin në Bregun Perëndimor dhe kanë shkatërruar shtëpinë e Mahmud Xharadat, të burgosurit palestinez.
Gjatë përleshjeve që janë zhvilluar gjatë përballjes së palestinezëve me shkatërrimin e shtëpisë së këtij të burgosuri palestinez, është martirizuar një palestinez dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.
Agjencia e lajmeve Palestinez Al-Jeum ka njoftuar se Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në reagim ndaj këtij krimi të regjimit sionist, ka deklaruar: "Këto sulme të ushtrisë së regjimit sionist dhe shkatërrimi i shtëpive të të burgosurve palestinezë, është një krim tjetër kundër palestinezëve dhe tregon paaftësinë e këtij regjimi përball rezistencës popullore të Palestinës".
Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamas, gjithashtu duke thënë se përsëritja disa herë e këtyre krimeve tregon paaftësinë e regjimit sionist në përballje me rezistencën e popullit palestinez në Bregun Perëndimor, theksoi: "Të gjitha eksperiencat e kaluara kanë vërtetuar se kjo politikë ka dështuar dhe krime të tilla vetëm do të shtojnë fuqinë e popullit të Palestinës"./parstoday/