Ministri rus i Mbrojtjes takohet me Bashar al-Asad
Shkurt 16, 2022 08:57 Europe/Tirane
Damasku priti të martën ministrin rus të mbrojtjes, i cili u takua me presidentin sirian në emër të Putinit.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili ndodhet në Damask, u takua me presidentin sirian Bashar al-Assad. Gjatë takimit ai foli për stërvitjet detare ruse në Mesdheun Lindor. Bashkëpunimi ushtarako-teknik mes dy vendeve është gjithashtu një nga pikat kryesore të takimit mes Shoigut dhe presidentin sirian Bashar al-Assad, pasi ky bashkëpunim është pjesë e luftës kundër terrorizmit. Shoigu vizitoi gjithashtu bazën ajrore ruse Hmeimim në perëndim të Sirisë./parstoday/