Iran, 223 persona humbin jetën nga virusi Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 6.983.635 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 223 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 135.499 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 22.072 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 6.983.635 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 223 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 135.499 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 6.539.783 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 3.918 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 46.780.865 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 62.362.851 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 55.214.782 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Gjithashtu 22.490.043 persona kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 140.067.676 persona./ParsToday