Shkurt 22, 2022 12:53 Europe/Tirane
  • Raisi në takim me kryeministrin e Katarit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se me themelimin e qendrës tregtare iraniane në Katar, do të shtohen mundësitë për prezantimin e potencialeve të llojllojshme të Iranit për aktivistët ekonomikë të Katarit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, të hënën pasdite në takim me Khalid bin Khalife bin Abdulaziz Ale Thani, kryeministrin e Katarit, duke propozuar themelimin e një qendre tregtare iraniane në Katar për prezantimin e potencialeve të Iranit për aktivistët ekonomikë dhe tregtarë të Katarit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit sot në sektorë të ndryshëm industrial, teknologjik, NANO, bioteknologji dhe në aktivitetin e kompanive me bazë shkencore ka shënuar suksese të mëdha të cilat në kuadër të bashkëpunimeve dypalëshe mund të vendosen në dispozicion të aktivistëve ekonomikë dhe tregtarë të Katarit. Irani pavarësisht kërcënimeve të gjera dhe sanksioneve të imponuara në mënyrë paligjshme, ka arritur t'i neutralizojë ato sanksione e presione dhe të shënojë progres shumë të madh deri në atë masë sa që ditë më parë vetë amerikanët në mënyrë zyrtare kanë deklaruar se politika e presionit maksimal ka dështuar tërësisht".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duk vë në dukje organizimin e Kampionatit Botëror në Katar, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme për të ofruar çfarëdo lloj bashkëpunimi për organizimin në nivel sa më të mirë të Kampionatit Botëror të Futbollit nga ana e Katarit".

Khalid bin Khalife bin Abdulaziz Ale Thani, kryeministri i Katarit, gjithashtu në këtë takim, e ka quajtur historike vizitën e presidentit iranian Sejed Ebrahim Raisi si një ngjarje historike dhe ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimet mes të dy vendeve, sidomos në fushën e bashkëpunimeve ekonomike. Kryeministri i Katarit gjithashtu duke vë në dukje pasionin dhe interesimin e madh të popullit të Iranit dhe Katarit ndaj futbollit, ka uruar presidentin iranian për kualifikimin e kombëtare së Iranit në futboll në Kampionatin Botëror Katar 2022 dhe deklaroi: "Sporti është një prej fushave më të mira për forcimin e bashkëpunimeve mes popujve më tepër se cilësia e marrëdhënieve politike mes qeverive"./ParsToday