Ambasadori i Iranit viziton vendqëndrimin e studentëve iranianë në Ukrainë
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Ukrainë ka vizituar vendqëndrimin e studentëve iranianë në Kiev dhe ka biseduar me ata në lidhje me situatën aktuale atje.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Manuçehr Moradi, ambasadori i Iranit në Ukrainë, të enjten në mbrëmje ka vizituar vendqëndrimin e disa studentëve iranianë në Kiev dhe ka biseduar me ata nga afërt në lidhje me situatën dhe problemet me të cilat po përballen ata.
Ambasada e Iranit në Kiev po vazhdon të ofrojë shërbime për shtetasit iranianë në Ukrainë dhe ka marrë të gjitha masat për të lehtësuar situatën e iranianëve në Ukrainë.
Ndërkohë Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në një bisedë telefonike me ambasadorin iranian në Kiev, pasi u informua për situatën Ukrainë dhe për zhvillimet më të fundit atje, sidomos për situatën e iranianëve me qëndrim në Ukrainë, ka dhënë rekomandimet përkatëse me situatën./ParsToday