Shkurt 25, 2022 17:13 Europe/Tirane
  • Pajtueshmëria me ligjin ndërkombëtar, kyçi për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

Zëdhënësi i administratës iraniane ka shprehur shqetësimin për zgjerimin provokues të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Lindje, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit të përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe mbështetjen në dialog dhe diplomaci si zgjidhja kryesore për t'i dhënë fund krizës së vazhdueshme në Ukrainë.

Respekti ndaj ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar dhe mbështetja në dialog dhe diplomaci janë thelbësore për t'i dhënë fund konfliktit ukrainas," tha të premten Ali Bahadori Xhahromi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. "Shqetësimet e sigurisë rreth zgjerimit në rritje dhe provokues të NATO-s drejt Lindjes janë të kuptueshme për të gjitha vendet e pavarura që janë kundër hegjemonisë së SHBA," shtoi ai. Zëdhënësi i administratës iraniane hodhi poshtë luftën si një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë. "Lufta nuk është zgjidhje; mbështetja në SHBA nuk mund të sjellë siguri," tha Bahadori Xhahromi. Edhe Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha gjithashtu në një postim në Twitter se kriza që po shpaloset në Ukrainë buron nga aktet provokuese të aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, por shtoi se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën./ParsToday