Shkurt 26, 2022 12:13 Europe/Tirane
  • 22 palestinezë plagosen nga forcat sioniste në protesta kundër kolonive sioniste

Gjatë protestave të palestinezëve kundër zgjerimit të kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës, forcat ushtarake sioniste kanë plagosur 22 palestinezë.

Të premten në rajonin Bejt Dexhen dhe Bejta në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan janë zhvilluar protesta të palestinezëve kundër zgjerimit të kolonive sioniste.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se 22 palestinezë janë plagosur gjatë protestave pasi forcat ushtarake të regjimit sionist hapën zjarr në drejtim të palestinezëve.

Rajoni Kafar Kadum në lindje të qytetit Ghalghilije në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinës gjithashtu kanë qenë arenë e protestave të palestinezëve kundër zgjerimit të kolonive sionist dhe gjatë këtyre protestave forcat ushtarake sioniste kanë plagosur disa palestinezë./ParsToday