Mars 01, 2022 07:08 Europe/Tirane
  • Mësimi që Ushtria iraniane duhet nxjerrë nga lufta në Ukrainë

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit këmbënguli në ruajtjen e fuqisë parandaluese të vendit dhe tha: “Ky është mësimi që duhet nxjerrë nga lufta në Ukrainë”.

Gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh duke e përshkruar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një "bosht të vërtetë parandalues" në shërbim të popullit dhe sistemit islamik sundues në vend, gjenerali Nasirzadeh, i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, e konsideroi atë një arritje të viteve të Mbrojtjes së Shenjtë, "pa të cilën ushtria e RII, nuk do të mund të kishte fituar autoritetin dhe fuqinë që ka sot". Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pohoi se asnjë i ashtuquajtur burim kërcënimi në botë në ditët e sotme nuk guxon të bëjë ndonjë agresion ndaj RII. “Fronti i Rezistencës është bërë i vetëmjaftueshëm në ditët e sotme, në kuptimin që përbërësit e Boshtit të Rezistencës prodhojnë vetë pajisjet dhe armatimet e tyre”, tha ai. Gjenerali Nasirzadeh aludoi gjithashtu për mësimin që Irani në veçanti dhe Rezistenca në përgjithësi mund të mësonin nga lufta në Ukrainë, domethënë, të ruanin gjithmonë mjetet e tyre të parandalimit. “A është e mundur në botën e sotme të mos ketë fuqi ushtarake dhe parandaluese? “, theksoi gjenerali Nasirzadeh, duke shtuar se “armiku do të përpiqet të na sulmojë, pikërisht aty ku do të tregonim dobësi”. “Amerikanët e nxitën Ukrainën dhe e zhytën atë në një luftë humbëse me Rusinë, më pas në ditën e parë të betejës presidenti amerikan deklaroi se nuk kishte ndërmend të ndërhynte në luftën në Ukrainë”, tha ai./ParsToday