Lideri suprem i Revolucionit Islamik
Rrënjët e krizës në Ukrainë janë në politikat e regjimit mafioz të Amerikës
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se sot shembulli i qartë dhe i plotë i injorancës moderne është regjimi mafioz i Amerikës i cili esencialisht është një regjim që krijon vetëm kriza dhe jetën vetëm nën hijen e krizave.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot (të martën) gjatë një fjalimi televiziv me rastin e festës së shpalljes së Profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., deklaroi se shembulli i qartë dhe i plotë i injorancës moderne në botën e sotshme është regjimi mafioz i Amerikës dhe theksoi se krijimi i krizave është prej karakteristikave kryesore të regjimit të Amerikës. Ajetullah Khamenei shtoi: “Regjimi i Amerikës është një faktor që krijon kriza dhe që jetën nën hijen e krizave dhe esencialisht është një regjim mafiozë që rrjetet e mafias politike, ekonomike dhe prodhuese të armatimeve brenda tij gjithnjë ushqehen nga zgjerimi i krizave në botë. Rrjetet mafioze kanë rol me ndikim shumë të madh në kontrollin dhe drejtimin e politikave të Amerikës. Këto rrjete mafioze të cilat kontrollojnë edhe ardhjen në pushtet dhe shkarkimin e presidentëve të shtetit të Amerikës, për të vazhduar jetën e vet gjithnjë kanë nevojë për krijimin e krizave dhe qendrave të krizave në rajonet e ndryshme të botës. Krizat e krijuara gjatë viteve të kaluara si krijimi i grupit terrorist ISIS, janë prej krizave të krijuara nga regjimi mafioz i Amerikës. Qeni i trajnuar nga ata, do të thotë grupi terrorist ISIS që vetë ata (amerikanët) e kanë pohuar se e kanë krijuar vetë, në mënyrë të hapur u priste kokën njerëzve të pafajshëm dhe i digjte ata për së gjalli dhe ose i mbyste në ujë në mënyrë që fabrikat e prodhimit të armëve të Amerikës të përfitojnë maksimalisht nga këto kriza”.
Ajetullah Khamenei gjithashtu krizën e Ukrainës e quajti rezultat të politikave të Amerikës dhe theksoi: “Sot, Ukraina është bërë viktimë e politikave të Amerikës që krijojnë vetëm kriza, për arsye se ishte vetë Amerika e cila duke ndërhyjë në çështjet e brendshme të Ukrainës, duke organizuar trazira dhe grusht shtete me ngjyra, me pjesëmarrjen e senatorëve amerikanë në trazira e protesta të dhunshme e me ndërrimin e qeverive, e çoi këtë vend deri në këtë gjendje”.
Ajetullah Khamenei duke theksuar qëndrimin stabil të Republikës Islamike të Iranit kundër luftës, deklaroi: “Irani në mënyrë të prerë është kundër luftës, kundër vrasjes së njerëzve dhe kundër shkatërrimit të infrastrukturës së popujve në çdo vend të botës”.
Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje disa shembuj të krijimit të krizave nga politika e Amerikës dhe shtoi: “Amerika tani çfarë bënë në lindje të Sirisë? Për çfarë arsye po plaçkit naftën e Sirisë? Pse në Afganistan po vjedhë pasurinë kombëtare të popullit dhe po plaçkitë në mënyrë zyrtare? Amerika pse po mbështet krimet natë e ditë të sionistëve në rajonin e Azisë Perëndimore dhe të gjitha krizat po i krijon në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut?”.
Ajetullah Khamenei në vazhdim krimet kundër popullit të Jemenit i quajti një shembull tjetër të sjelljeve kontradiktore të Perëndimit dhe Amerikës dhe tha: “Ka tetë vite që populli i Jemenit është nën bombardimin armëve perëndimore, mirëpo shtetet perëndimore jo vetëm që nuk e dënojnë këtë agresion, por edhe mbështesin krimet kundër popullit jemenas, po i mbështesin me propagandën e tyre mediale, po i mbështesin me deklarata, madje edhe në veprime!”./ParsToday